lgo
YouTubeSquareLogo facebook skype

Garancia


Garancia ne Kliniken Dentare Vrioni     

Per te patur  estetike,cilesi dhe jetegjatesi  ne punimet e kryera ne kliniken tone ne jemi te kujdesshem ne zgjedhjen e materialeve te perdorura  si ne klinike ashtu dhe ne  laborator ,si dhe ne zbatimin rigoroz te te gjithe protokollit te nevojshem ne aplikimin e ketyre materialeve.Materialet cilesore ,ndikojne ne jetegjatesine e punimit por nuk duhet harruar se kur  jane me origjine te pakontrolluar  mund te jene  te rrezikshme per shendetin tuaj.



       Materialet e perdorura  tek ne jane nga me cilesoret ne bote ,prodhime  te firmave prestigjoze perendimore  franceze,italiane ,gjermane , ,amerikane etj.C’do pacient nese deshiron mund te  informohet mbi materialet e perdorura duke I pare para perdorimit ,si marken ,vendin e prodhimit dhe daten e skadences.
     
       Laboratori i cili kryen punimet protetike si urat e porcelanit ,zirkonit ,protezat totale e te skeletuara ,perdor gjithashtu materiale shume cilesore e te certifikuara ,nuk perdoren ne menyre absolute metale te lira e te ricikluara te cilat vertet ulin ndjeshem cmimin e punimit por  jane  te demshem per shendetin si dhe nuk  kane jetegjatesi e ne te ardhmen mund te krijojne probleme te ndryshme.Loboratori eshte i  vetmi ne shqiperi i cili eshte i certifikuar sipas standarteve nderkombetare dhe  posedon certifikaten ISO,per punimet dentare.
 

Duke qene te sigurte per cilesine e materialeve te perdorura  ,aftesine profesionale te mjekeve dhe teknologjine e perdorur ne klinike ,ne ofrojme keto  garanci per punimet e kryera  tek ne  ;
Mbushjet ;  per te gjitha llojet e mbushjeve garanci 2 vjecare  per renie te mbushjes.

Kellefet  dhe urat e porcelanit ;  Ne varesi te cilesise se materialit te zgjedhur ofrohet garanci 2 -3 -5 vjet .Garancia perfshin thyerjen e porcelanit ,te metalit apo te zirkonit ,shkeputjen e punimit nga dhembi ,pra eshte garanci mekanike
 
Implantet ; Pas vendosjes se implantit  eshte nje periudhe pritje prej  3-6 muaj ,kohe e nevojshme per lidhjen e implantit me kocken ,nese  ne fund te kesaj periudhe implanti rezulton i  sukseshem  pacientit i jepet  garanci 5  vjecare . Nese implanti nuk eshte i suksesshem pacienti ka 2 opsione ,ose te  vendoset nje implant te ri pa pagese ekstra  , ose kur nuk deshiron te rivendosi implantin  i kthehet pas 70% e shumes se paguar.
      Me mbarimin e punimeve protetike dhe te implanteve ,pacientet pajisen me nje “Certifikate Garancie”,ku shenohet data ,lloji i punimit,materiali i perdorur dhe koha e garancise.
      Ne klinike ruhen ne arkive te gjitha kartelat klinike te pacienteve ku shenohen datat ,dhe procedurat e kryera ,per te qene te informuar mbi gjendjen e pacientit si dhe per te qene transparent per punimet dhe garancine ne rast problemi.

 

 Te drejtat e rezervuara. Klinika Dentare Vrioni 2015